Rama me tone të ashpra në shtypin gjerman: Nuk pranojmë refugjatë

Shqipëria nuk pranon refugjatë, kryeministri Edi Rama flet me tone të ashpra në një intervistë për gazetën gjermane Bild ku thotë se nuk do t’i pranojë kurrë kampe të tilla në të cilat siç shprehet ai njerëzit hidhen si mbetje toksike që nuk i do askush. Për kryeministrin kjo do të ishte një zgjidhje e rrezikshme.  

Pas Libisë, edhe Shqipëria refuzon ngritjen e kampeve të emigranteve shkruan e përditëshmja gjermane Bild.Planet e Bashkimit Europian për vendosjen e këtyre qendrave në vende të treta po marrin kështu goditje të njëpasnjëshme është komenti i gazetës së njohur, që citon kryeministrin Edi Rama të deklarojë: Ne nuk do të pranojmë kurrë kampe emigrantësh.

I ashpër në komente, shefi i qeverisë shqiptare shprehet se të kesh qendra të tilla, do të thotë t’i hedhesh njerëzit diku si mbetje toksike të cilat nuk i do askush.Rama thekson se pala shqiptare ka qenë gjithmonë e gatshme për të kontribuar në menaxhimin e barrës së rëndë të Europës. Por kjo nuk do të nënkuptojë sipas tij, se vendi duhet të mbajë problemet për të gjithë të tjerët.“Asnjë shtet nuk e kontrollon dot i vetëm krizën e refugjateve”, deklaroi Rama për Bild, duke shtuar se- “ta kthesh Shqipërinë në parapritën e dallgës së azilkërkuesve të Europës do të ishte një zgjidhje e rrezikshme.Qendrat nuk do të pranohen as në këmbim të lëshimeve nga BE-ja, vazhdon gazeta duke iu referuar komenteve të kryeministrit shqiptar që shtoi se nuk e ka menduar kurrë të bëjë një gjest heroik për të marre OK-in e negociatave në shenjë mirënjohjeje.Në fund, kreu i ekzekutivit ka rezervuar disa edhe disa lëvdata për gjermanët dhe për kancelaren Angela Merkel, që siç thotë ai, me pranimin e refugjatëve në 2015-tën e mbrojtjen reputacionin e Europës në një mënyrë që do t’i kishte bërë krenare eterit themelues./Top Channel