Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet nesër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë.

Takimi zhvillohet në kuadër të samitit të BE-së me shtetet arabe, ku të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë të rajonit, BE-së dhe shteteve arabe.

Ndonëse nuk ka informacione mbi temat e diskutimit, pritet që në takim kryeministri grek të ngrejë çështjen e marrëveshjes së detit midis dy shteteve. Të drejtat e pakicës greke dhe procesi integrues i Shqipërisë në BE, pritet të diskutohen gjithashtu nga dy kryeministrat.

Ndryshe, ky është takimi i dytë që dy liderët zhvillojnë brenda pak muajsh, që kur Mitsotakis mori drejtimin e Qeverisë së Greqisë.

Artikulli paraprakFilipçe: Zgjodhëm problemin shumëvjeçar për ilaçet me receta
Artikulli tjetërZaev paralajmëron rreth 4600 vende të reja pune