Rama: Në krizë janë një pjesë e politikës që kanë probleme me ligjin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendi nuk është në krizë politike, por është krizë e një pjese që kanë probleme të brendshme me drejtësinë.

Marketing

“Kjo nuk është krizë politike, por është krizë e një pjese politike që është marrë peng që një vit, pasi kanë probleme të brendshme me drejtësinë”, tha ai në një intervistë në RTSH.

Ai ka treguar se vendet e BE-së kanë kërkuar nga Shqipëria që të dëshmoi se funksionon ligji për të gjithë.
“Që sistemi i drejtësisë që funksionon i barabartë për të gjithë, që funksionon si sistem që ndëshkon të gjithë, që nga më i madhi tek më i vogli. Kjo është kërkesa e BE-së”, tha ai.

Ai tha se vendimi i Këshillit Evropian i marr dje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është shumë pozitiv dhe ka shumë rëndësi që ky vendim është shtyrë për tetor dhe e gjithë ngjarja në Shqipëri që po ndodh nuk ka ndikuar në Këshillin e Evropës, por siç tha se “kjo e acaron katërshen politike, që do të bëjnë përpjekje që ta arrijnë qëllimin e tyre dhe kjo luftë është kundër betejës së Shqipërisë”.

Në lidhe me ndryshimin e gjendjes së tanishme në Shqipëri, ai tha se “do të isha i interesuar që kjo situatë të avullonte më një tërheqje, sepse unë jam kryeministër i vendit, nuk diskutohet që me protesta që me asnjë formë që përjashton votën e popullit”.
Ai po ashtu pohoi se PS nuk ka nevojë që të rritet, pasi kontrollon 75 për qind të territorit dhe kanë bashkitë kryesore.

Marketing