Rama: Nga e hëna do të hapet gjithçka, përveç…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga e hëna hapja e vendit do të jetë thuajse totale.

Marketing

Të vetmet shërbime që nuk do të hapen akoma, do të jenë transporti publik, palestrat, teatrot, kinematë dhe të gjitha aktivitetet e tjera kulturore e sportive në mjedise të mbyllura.

“Nga e hëna, përveç transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura, nuk do të kemi asgjë tjetër të mbyllur. Shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën e transportit publik, por duhet të kemi parasysh që nuk e hapim dot ende. Gjithçka tjetër do të jetë e hapur, që do të thotë që ekspozimi do të jetë shumë i madh, sidomos me baret dhe restorantet. Do të hapemi thuajse tërësisht. Sigurisht që do të mbetemi përsëri besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra apo të kuqe. Një zonë e gjelbër mund të kthehet në të kuqe nëse numrat kërcejnë dhe një zonë e kuqe në të gjelbër. Por ju lutem shumë lërini broçkullat. Nuk ndodhi diçka alarmante sepse morëm këto masa. Kjo është reale, nuk është lojë, nuk është farsë.”

Shefi i qeverisë ktheu përgjigje edhe për të gjithë qytetarët që mendojnë e komentojnë se koronavirusi nuk është asgjë veçse një grip i zakonshëm. Në komunikimin online me qytetarët, Rama tha se në këto momente është shumë e rëndësishme të zbatohen masat.

“Numrat po lëvizin, jemi të vetëdijshëm që numrat do të lëvizin sepse rritet ekspozimi. Por nëse do të vazhdojë të jetë kështu, atëherë do të jetë një problem, Prandaj edhe një herë tjetër dua ta përsëris që në këtë situatë në këtë fazë, secili prej nesh është vendimtar. Në një situatë të tillë kur është patriotizëm të mbrosh shëndetin tënd dhe të tjerët sepse nëse ti infektohesh jo vetëm që dëmton shëndetin tënd, por edhe të tjerët. Prandaj ky është patriotizëm sot, që të mos kuturisësh dhe të mos shkelësh rregullat e të mos thuash që nuk është gjë, nuk do më kapë, etj.. Dëgjoj sojin që i bien fyellit në të njëjtën vrimë siç i ka rënë që në fillim. Këto broçkulla ju lutem shumë t’i lëmë dhe të fokusohemi tek shkenca dhe të referohemi të burimet zyrtare të informacionit. Të mos merremi me llafe, jo është hapur kudo, jot ë gjithë po bëjnë jetën normale, vetëm Shqipëria kështu.”

Marketing