Rama: Nga java e ardhshme nisim lehtësimin e lëvizjeve

Qeveria Shqiptare zgjati pa afat masat shtrënguese deri në fund të pandemisë, por kryeministri i Shqipërisë, Rama njoftoi pak orë më vonë se po diskutohen një plan i lehtësimit gradual të tyre deri në mesin e këtij muaji. Ndërkohë nga java e ardhshme do të ketë lehtësira të lëvizjes.

Marketing

Nuk dua të entuziazmoj askënd se nuk ka vend për entuziazëm por dua t’u informoj se ne po detajojmë një plan të lehtësimit gradual të masave që do të hyjë në zbatim menjëherë sapo të shohim fillimin e rënies së kurbës të të infektuarve. Nuk e di kur do të ndodhë por dimë që deri në mes të prillit do të kuptojmë sa thellë është shtrirë ky armik i padukshëm mes nesh. Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes që i kemi gati dhe me ndihmën e Zotit duke filluar me pikatore nga java e ardhshme poqese numrat deri të dielën do të na lejojnë ta marrim në konsideratë përdorimin e pikatores.Prisnim kërcim të numrave në javën që lamë pas por nuk ndodhi as këto ditë. Na bën optimist por nuk do të thotë asgjë deri sot. Vigjilencë dhe rezistencë. Fati i kësaj lufte nuk varet vetëm nga ky armik por edhe rezistenca jonë.Do të jetojmë me ditën, jo me javën dhe as me muajin sepse ndryshe se fitojmë dot këtë luftë- tha Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se masat shtrënguese kanë dhënë efektin e tyre dhe nuk mund të rrezikojmë në fund duke hedhur në kosh të gjithë sakrificat.

Marketing