Rama për bojkotin e Universiteteve: Mund të shtyhet mësimi në verë

Përmes një postimi në Twitter, Edi Rama deklaroi se pengmarrësit e protestës studentore, duke iu referuar partive opozitare dhe Lëvizjes për Universitetin, po pengojnë studentët për të shkuar në mësim.
Sipas Ramës, kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë.

Marketing

Rama shkroi se deri në 3 të mëngjesit ka marrë qindra mesazhe nga studentë në lidhje me pretendimet për Vendimet e Këshillit të Ministrave për kërkesave të tyre. Rama u sugjeron studentëve që të kontrollojnë në adresën e Qendrës së Botimeve Zyrtare për të parë VKM-të në fjalë.
“Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë ëhatsapinMesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zëShumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore ZyrtarePor mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë.

E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave. Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua,ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësimKjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë”, shkruan Rama.

Marketing