Rama përcjell mjekët dhe infermierët drejt Italisë: Nuk na ka lënë kujtesa(Video)

Shqipëria do të dërgojë 10 mjekë dhe 20 infermierë në Bergamo të Italisë për të ndihmuar në kuadër të kirzës së pandemisë së COVID-19 që ka kolapsuar sistemin shëndetësor në veri të vendit fqinj.

Marketing

Kryeministri Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Transportit dhe Infrastukturës, Belinda Balluku kanë përcjellë personelin mjekësor në aeroportin e Rinasit.

Rama tha se Italia duhet ndihmuar pasi “tyre kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme”, ata na mikëpritën dhe nga shpëtuan. Askush nuk e fiton dot i vetëm këtë luftë theksoi Rama duke shtuar se ne nuk mund të mbajmë personel rezerve teksa në Itali po kurohen shiqiptarë të sëmurë.

“Ju falënderojë për gatishmërinë, e di që disave u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël nisen sot për në vijën e zjarrin. E di po ashtu se nuk e përmbysin raportin mes forcës vrastare dhe atyre të mjekëve që luftojnë për ta mundur, por di që edhe andej është shtëpia jonë që kur Italia na shpëtuan dhe na mikpritën dhe adaptuan në shtëpinë e tyre kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm, nuk mund t’i mbajmë rezerve teksa në Itali po kurohen shqiptarë që janë plagosur nga armiku. E vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre, edhe nga vendet e pasura, por mbase ngaqë nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa nuk mund të lejojmë që të mos i tregojmë Italisë qe ne nuk e braktisim mikun në vështirësi. Askush nuk fiton dot e vetme, ju po niseni për një luftë që është edhe e jona. Sot jemi të gjithë Italian dhe Italia duhet të do ta fitojë luftën edhe për ne, edhe për të gjithë Europën dhe botën”, tha Rama.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3355538977808389/

Marketing