Me qëllim parandalimin e përhapjes se koronavirusit, nga dita e nesërme mbyllen të gjitha hyrje-daljet me Greqinë përmes linjave ajrore dhe tokësore. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

Rama: Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje – daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus! Frikë aspak, kujdes po!

Kjo masë nuk vlen për personat që kanë makina individuale, pasi do tu lejohet kalimi.

Ndërkohë sot Shqipëria ka mbyllur përkohësisht kufirin edhe me Kosovën, e cila sot konfirmoi dy rastet e para. Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Kosovës tha se kjo masë do të zgjasë deri më 15 mars ora 24.00.