Edi Rama po ndërton një supervilë në New York. Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka bërë publike fotot e ndërtesës që po ngrihet në Staten Island. Berisha I ka bwrw thirrje FBI që të hetojw këtw denoncim të bërë në lidhje me vilën dhe se kush e ndërton atë dhe me çfarë parash.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Rezidenca e re e Kallam Deshtaku në State Island Neë York! Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Me këtë rast i bëj thirrje FBI të hetojë me përparësi – këtë denoncim të qytetarit dixhital.

Përshendetje doktor,

Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera.

Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë së Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramen. Selim Rusi është një bisnesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale.

Disa shifra zyrtare të luksit të Ramës e paratë e shqiptarëve

Edi Rama përgjatë katër viteve të qeverisjes duket se ka pasur një pasion të shfrenuar për rritjen e shpenzime të luksit. Janë ato shpenzime që kanë të bëjnë me mobilime zyrash, makina të shtrenjta për ofiqarët apo shpenzime për rikonstruksione vilash qeveritare etj.
Për shembull, për vitin 2017, që është dhe vit elektoral, në buxhetin e shtetit ka planifikuar 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.

Pra, në tre vitet e fundit, vetëm për arredime zyrash dhe jetë sheikësh qeveritarët e mazhorancës me në krye Ramën kanë shpenzuar jo pak, por 140 milionë euro, aq sa thuajse është dhe kostoja e rritjes së pensioneve në masën 80% siç ka premtuar opozita.

Viti 2017

Për vitin 2017 Rama ka akorduar në buxhet 30 milionë euro për arredim zyrash dhe shërbime të tjera të luksit vetëm në aparatin e kryeministrit. Bazuar në numrin e punonjësve që ka ky institucion, Rama duket se ka akorduar rreth 43 mijë euro në vit për çdo punonjës. Kjo shumë do të ishte e barabartë me pagën vjetore të 1145 pensionistëve ose me rreth 10 mijë bursa studentësh, sa gjysma e atyre që shkelin në një vit në auditore. Shifrat janë kokëforta dhe kjo është pasqyruar dhe në buxhetin e botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, e cila drejtohet nga një tjetër i ngjashëm i kryeministrit, Arben Ahmetaj. Ky i fundit i përfolur që në vitet 2004 për korrupsion me telefoninë fikse, në kohën kur ishte zëvendësministër. Për vitin 2017, Kryeministri do të shpenzojë 530 milionë lekë (të vjetra) ose 350 mijë euro vetëm për blerje kondicionerësh. Një shumë kjo e pamenduar për këtë produkt, por të kemi parasysh çmimet e tyre në tregun vendas, që një kondicioner normal nuk kushton më shumë se 300 euro. Për çfarë i duhen kryeministrit kondicionerë kaq luksozë, ndërkohë që Kryeministria është e pajisur me to? Por për këtë vit, nga buxheti i shtetit, nga taksat e qytetarëve kryeministri do të shpenzojë rreth 6.7 milionë euro për tavolina e karrige, pra për arredimin dhe një milion euro të tjera për blerje makinash. Këto janë shuma astronomike për një vend si i yni, kur njerëzit rrojnë me 5 euro në ditë sipas Bankës Botërore.
Abuzimi me fondet për shpenzimet e luksit do të vazhdonte dhe në vitin 2016. Nga fondi i investimeve publike ajo do të merrte 20 milionë euro për rikostruksione dhe mobilim zyrash, ndërsa 2.6 milionë euro i kaluan aparatit të Kryeministrisë për shërbimet jashtë vendit. Për këtë vit, fondin për përmirësimin e zyrave e ka marrë Ministria e Ekonomisë, e cila me 20 milionë euro investim duket se do të jetë kthyer në ndonjë hotel me 5 yje që do e kishin zili dhe sheikët e Dubait

Artikulli paraprakI burgosuri nga Likova therret në Idrizovë
Artikulli tjetërShqiptari mbyll nënën dhe dy motrat dhe e kallë shtëpinë