Rama pritet me protesta në Shkodër

Mbështetës të shumtë të opozitës kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër në Shqipëri, për të penguar lëvizjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i Qeverisë shqiptare ka planifikuar të zhvillojë sot një takim elektoral në Shkodër, por bashkia e drejtuar nga Voltana Ademi nuk e ka miratuar lejen.

Marketing

Protestuesit janë mbledhur në kryqëzimin e Dajçit dhe po përpiqen të mbajnë rrugën e bllokuar. Një numër i madh i efektivëve të policisë ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës për Ramën.

Marketing