Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencë për mediat kërcënoi dhe njëhere protestuesit “me burg”. Ai tha se protesta mund të arrijë gjithçka vetëm rrëzimin e qeverisë jo!

“Ata që janë në burg”- tha Rama- “sot dalin në gjyq dhe me siguri pyesin veten se për çfarë e bëra? Edhe ju të tjeret që i shkoni pas Bashës e Kryemadhit, pyesni veten: Pse doni të shkoni në burg?!”

Rama tha më tej se xhiroja e djeshme në boshllëkun e dëshpërimit të opozitës krijoi shqetësim e ankth për banorët, por me këto marshime qeveria nuk rrëzohet.

Pjesë nga deklarata e tij

Rama: Dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes së institucioneve, por përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan plagë. E djeshmja isht xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet. Protesta krijoi shqetësim dhe ankth për banorët në gjithë trajektoren e marshimit absurd të ditës së djeshme. Dhe këtu vlen të theksohet se me qëndrime e marshime nuk rrëzohet qeveria aq më pak bombat molotov s’janë alternativë qeverisë. Këto përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe familjare të atyre që jetojnë në këtë vend. Po diskutoja me një grup të operatorëve të turizmit. Ishin shumë të shqetësuar. Ka anulime të rezervimeve. Ka rënie të potencialit ekonomik. Ka goditje të vendeve të punës.
E vetmja pjesë që nuk ndryshon që nuk ka shans të preket është qeveria. Gjithçka tjeter preket e ndryshohet…për keq sigurisht.

Ju bëj thirrje atyre që u shkojnë nga mbrapa humbësve kronikë të hapin sytë se nuk janë ata udhëheqësit e verber që dëmtohen nga protesta. Nuk dëmtohen pushimet e tyre verore, nuk shpohen xhepat e tyre. Asnjëri prej tyre nuk humb të holla. Jeni ju që i ndiqni pas. Ju që keni gjithë të drejtën e zotit të mbështesni dikë tjeter. Por ama sot ka një gjyq për të arrestuarit e të shtunës. Janë të gjthë njerëz të zakonshëm. Të manipuluar! Ata me siguri do ta pyesin veten për këtë që bënë. Do pyesin veten: Kujt i shërbeva dhe çfarë fitova? Dhe të tjeret pas tyre duhet ta pyesin veten: Për kë po shkojnë të vënë zjarr dhe të përballen me ligjin? Do përmirësohet ekonomia, vendi ku jetoj? Jo s’ka shans vetem do përkeqësohet.
Ata (Basha, Kryemadhi. etj) flenë në shtëpitë e tyre pasi mbarojnë punë me nxitjen e urrejtjes. Është një pyetje që të gjithë duhet t’ia bëjnë vetes: Për kë po dalin në protestë?!