Rama takoi Kurtin, diskutuan tema të shumta bashkëpunimi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë disa detaje për takimin disaorësh që mbrëme zhvilloi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Marketing

Rama përmes rrjetit socil facebook ka shkruar se me Kurtin diskutuan tema të shumta bashkëpunimi.

‘’Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”😊’’, shkruan Rama.
Kryeministri Rama e ka pritur Kurtin në zyren e tij në Kryeministri të Shqipërisë, ndërsa kanë takuar edhe autorë kosovarë dhe aktorin Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviqi’.

Marketing