Rama: Të ulim shpenzimet, brenda javës gati planin e garancisë financiare

Në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama tha se brenda kësaj jave do të jetë gati plani i garancisë financiare, për personat të cilët kanë lënë punën, duke u vetëizoluar, për të shmangur përhapjen e COVID-19.

Marketing

Kryeministri theksoi se të gjithë duhet të ulin shpenzimet familjare si dhe të respektojnë masat e marra nga Qeveria.

“Ne jemi i vetmi vend që mbyllëm transportin urban në rang republike. Ku Kina mbyllu Ëhanin, hapi fabrika fasion për prodhimin e maskave edhe vendet e tjera. Asnjë vend nuk është gjetur i përgatitur për numrin e maskave dhe aparaturave për oksigjen, kudo po shpërndahen maskat që këtu u quajtën të skaduara. Për ata që duhet ët shkojnë në punë, masat mbrojtëse funksionojnë, ne i kemi kërkuar kompanive të marrin masat e thjeshta për të mbrojtur personelin. Kemi në terren grupin e inspektimit. Duhet ët jemi të qartë, kjo është luftë dhe në luftë jeni një, por nuk jemi të gjithë njësoj disa duhet të dalin sot në luftë, që kur të dalim nga lufta, mos të na bjerë shtëpia. Të gjithë do të ulim shpenzimet dhe të rimodelojmë ekonominë familjare, nuk mund të rrimë këto ditë si me pushime, ku hamë e pimë, ku disa të tjerë nuk kanë çfarë të hanë. Konkretisht ne do të kemi shumë shpejt brenda kësaj jave planin e garancisë financiare, për të gjithë ata që lanë punë dhe u futën në llogoren e shtëpisë. Ata që flasin sot pa pasur asgjë në dorë, asnjë minimum ndërgjegje, në këto ditë ku zhvillohet një betejë me një armik të padukshëm që i kanoset njerëzve tanë të dashur. Ne jemi Shqipëria, as Gjermania as Franca dhe nuk i kemi miliardat e tyre, por po bëjmë gjithçka mundemi dhe nuk mund të lejojmë të bluajmë kockën e ekonomisë sonë dhe pas 2 muajsh tre muajsh, ky armik do shporret. Ju lutem të mos e harrojmë që nuk jemi të gjithë në shtëpi sepse disa nga ne janë në çadër. Kjo që na ka rënë shumë herë më e tmerrshme se tërmeti, por atyre që i ra çatia mbi kokë, nuk mund tu themi, ju prisni se shtëpitë e juaja nuk i rinisim dot s era korona. Do nisim rindërtimin sapo korona të shporret”, tha Rama