Rama telefonon kandidaten: Më 25 prill t’i japim dërrmën LSI, një pjesë te ne, një pjesë te PD

Kryeministri Edi Rama deklaroi se më 25 Prill do i japin goditjen e fundit LSI-së pasi të rinjtë e saj po kthehen te partitë e mëdha. Teksa bisedoi me kandidaten për deputete të PS, Bora Muzhaqi, Rama u shpreh se ata të familjes socialiste do kthehen, ndërsa një pjesë do shkojnë tek PD sepse sipas tij i ka premtuar punë dhe rroga.

Pjesë nga biseda

Bora Muzhaqi: Ka shumë që afrohen direkt dhe e kuptojnë që fati i vendit varet nga ata

Marketing

Edi Rama: Të duhet politika se po nuk u more ti merret politika me ty. Po në territor si po shkon?

Bora Muzhaqi: Në territor po shkon mirë. Zona gri ka filluar të kuptojë se pavarësisht pakënaqësive puna duhet të vazhdojë. Vetëm me mandatin e tretë ecet përpara

Edi Rama: Pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime dhe ju duhet të gjithë, ta pranoni si fakt. Njerëzit duan më shumë meritojnë me shumë. Kanë të drejtë të ankohen por ka vetëm një rrugë për të vazhduar rrugën për t’u ngjitur deri në majë. Po këta të LSI, Çfarë bëjnë i shikon gjëkundi?

Bora Muzhaqi: Me thënë të drejtën nuk i shoh gjëkundi. As në terren, as në vend tjetër. Duket që LSI në Tiranë po humbet përditë. Edhe ata që kishin marrë premtim për ndonjë vend pune po i rikthehen prapë PD-së. Nuk po merren më me LSI-në. E kuptojnë që nuk janë të majtë të vërtetë.

Edi Rama: Një pjesë e tyre te PD do kthehen se i kanë mbajtur peng me rroga e punë. Pjesa tjetër është tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta që janë të familjes sonë duhet të kthehen deri në 25 Prill t’u japim dërrmën

Bora Muzhaqi: Këta të familjes sonë tek ne do kthehen, Shoh dhe rezultatet pozitive të vaksinimit

Edi Rama: Bora shkrije akullin

Marketing