Rama tregon se a do ketë sërish ministra nga Kosova në qeverinë e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak ditë pasi i fitoi zgjedhjet dhe e konfirmoi mandatin e tretë, ka folur për planet e tij qeverisëse.

Ai është pyetur edhe nëse gjatë mandatit të tretë do të emërojë ministra nga Kosova siç kishte bërë në të kaluarën.

“Nuk është qëllim në vetvete”, tha Rama shkurt në TV Klan.

Marketing

Kujtojmë që Rama kishte emëruar dy ministra nga Kosova në kabinetin e tij, Besa Shahinin dhe Gent Cakajn.

Marketing