Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit përmes një fotoje të publikuar në “Facebook” nga xhamia e Et’hem Bej në kryeqytet.

Në foton e shpërndarë nga Kryeministrit shkruhet: “Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju”.

Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë mbyllin këtë të shtunë Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Per shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit, të dielën nuk do të lejohet që besimtarët të falen në shesh, por në xhami, duke respektuar rregullat e vendosura nga qeveria.