Rama, Vuçiq dhe Zaev: Iniciativa për bashkëpunim rajonal është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takuan sot online dhe folën për ripërtëritjen e nismës për bashkëpunim rajonal të filluar vitin e kaluar, informojnë nga qendra për media e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Aktivitetet e nismës për bashkëpunim rajonal u shtynë për shkak të pandemisë COVID-19 dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe Serbisë dhe të tre liderët u dakorduan që kriza sjell edhe nevojën për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal ekonomik”, shkruhet në komunikatën e Qeverisë.

Nga atje shtojnë se gjatë këtij takimi në internet, kryeministrat Zaev, Rama e Vuçiq kanë theksuar se kjo iniciativë është tërësisht në përputhje me Procesin e Berlinit dhe se është bazë e mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje në nëntor, në kuadër të Procesit të Berlinit me të cilin këtë vit kryesojnë Maqedonia e veriut dhe Bullgaria.

“Liderët i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord që është shumë e rëndësishme që të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në iniciativën rajonale për bashkëpunim dhe në këtë drejtim sot edhe zyrtarisht e ftuan Kosovën që të bashkohet me nismën, kjo edhe si rezultat i kornizës së vendosur në Uashington në shtator mes Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Avdullah Hoti”, thonë nga kabineti i Kryeministrit Zaev.

Presidenti Vuçiq, dhe kryeministrat Zaev e Rama, gjithashtu janë dakorduar që të formohet një grup i përhershëm pune me përfaqësues të të gjitha vendeve të nismës, thuhet në njoftim, e kjo me qëllim që të përshpejtohet zbatimi i aktiviteteve të dakorduara në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Në njoftim po ashtu thuhet se ata iniciativa për bashkëpunim rajonal është bazë e mirë për identifikimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore për agjendën e zhvillimit të rajonit të cilat mund të përfshihen me pakon ekonomike-investuese të BE-së për Ballkanin Perëndimor të cilën para pak kohe e miratoi Komisioni Evropian.

“Tre liderët shprehën shpresën se së shpejti edhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina do të bashkohen me iniciativën, me çka do të arrihej bashkëpunim më i mirë dhe më gjithëpërfshirës mes të gjitha vendeve të rajonit”, shkruhet në kumtesë.

Ata po ashtu janë pajtuar për kufij të hapur pa teste PCR, duke filluar nga e hëna, 02 nëntor, ndërsa në ndërkohë në prag të takimit në Sofje do të punohet për thellimin e bashkëpunimit për shëndetin publik dhe ndihmës së ndërsjellë.

Marketing