Dy nga tri skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë në gara Ligës së Evropës, Vardari dhe Shkupi në ndeshjet e tyre të para të zhvilluar mbrëmjen e kaluar kanë pësuar disfata. Skuadra e Shkupit me rezultatin 2:0 u mund në Glasgou, ndërsa për trajnerin e tyre në këtë qytet vetëm kanë përfunduar 90 minutat e para.

“Këtu kanë mbaruar vetëm 90 minuta. Jemi dëshmitarë se shumë herë kanë ndodhur ndryshime në rezultatin 2:0. Normal kemi në favor temperaturat, kemi në favor gjithçka. Jam i bindur se do të bëjmë më të mirën për të arritur një rezultat pozitiv. Përndryshe unë jam shumë i kënaqur me ekipin tim. “ – ka thënë Zekirja Ramadani, trajner i Shkupit.

evn