Ramadani: Rritja e vlerës së kapitacionit dhe përmirësimi i kualitetit në kujdesin shëndetësor primar

Të nderuar,
Nga 1 Tetori 2019, të gjithë mjekët amë të përgjithshëm, gjinekologët dhe stomatologët do të fitojnë rritje prej 15% në vlerën e kapitacionit dhe për këtë, Fondi për sigurim shëndetësor ka siguruar mjete shtesë në vlerë prej 465 milion denarë në nivel vjetor.
Qëllimi i rritjes së kapitacionit është përmirësimi i kapaciteteve materijale dhe teknike të mjekëve amë nga kujdesi shëndetësor primar, që ndikojnë në rritjen e efikasitetit. Pacientët do të fitojnë shërbime shëndetësore më kualitative dhe në këtë mënyrë do të zvogëlohet nevoja e udhëzimeve të mëtejshme gjegjësisht, do të lehtësohet puna e mjekëve dhe sistemi shëndetësor i nivelit sekundar dhe terciar ku do të inkurajohet preventiva në kujdesin shëndetësor primar.
Do të lehtësohet edhe puna administrative e mjekëve, pasi do të zbatohet kodimi i shërbimeve me anë të shifrave si dhe punojmë për avansimin e protokolit dhe udhëzimeve për realizimin e shërbimeve shëndetësore.
Në Fond planifikojmë përmirësimin e metodologjisë së pagesës së kapitacionit përmes vlerësimit të kualitetit dhe sasisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara, në pajtim me mjekësinë e bazuar në fakte.
Të nderuar, Rritja e kapitacionit në shëndetësinë primare është pjesë e reformave gjithpërfshirëse në sistemin shëndetësor. Këtë proces të reformave jemi duke e zbatuar në periudhë më të gjatë kohore duke inkuadruar të gjitha palët e interesuara edhe atë, Fondin si përfaqësues të personave të siguruar, Ministrinë e shëndetësisë si përfaqësues të Qeverisë, Odën e mjekëve si dhe përfaqësues të fellës profesionale.
Fondi gjithashtu do të rritë kompenzimet afërsisht për 15% të Institucioneve shëndetësore private të kujdesit shëndetësor specijalistik – konsultativ, duke siguruar mjete shtesë në vlerë prej 62 milion denarë.
Fondi ka pru vendim që prej 1 Nëntori 2019 të rritet edhe kompenzimi i Barnatoreve që kanë marrëveshje me Fondin për dhënien e barnave me recetë edhe atë nga 16-18%, ndërsa kompenzimi për barnat e shtrenjta do të jetë 180 denarë për çdo recetë.
Kjo masë e kombinuar me heqjen e kuotave të Barnatoreve do të kontribuojë në dhënien më efikase, kvalitative dhe pa-ndërprerje të barnave me recetë që i mbulon Fondi.

Marketing
Marketing