Ramë Lahaj dhe Inva Mula me performancë nga shtëpia

Ramë Lahaj dhe Inva Mula kanë argëtuar publikun nga shtëpia.

Marketing

Ramë Lahaj bashkë me miqtë e tij ditë më parë interpretoi nga shtëpia për qytetarët që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.
Sonte atyre iu bashkëngjit edhe Inva Mula, ndërsa realizuan një performancë të mrekullueshme nën përcjelljen e instrumenteve.

Në videon që e postoi në Instagram, Lahaj tha se qëndrimi në shtëpi është e vetmja mënyrë për ta fituar këtë betejë.

“Rama dhe miqtë, sesioni i karantinës këtë herë me krenarinë tonë, Inva Mula

Të dashur miq,
Uroj ky mesazh t’ju gjejë mirë të gjithë ju!
E di, po na mungon rutina, vizitat tek familjarët e miqtë, por kjo është mënyra e vetme për të fituar këtë betejë, andaj keni kujdes rrini në shtëpi dhe kështu shpëtoni jetën tuaj, të fëmijëve tuaj por edhe të më të dashurve të tjerë. Ndërkaq unë së bashku me miqtë e mi ju premtoj që do t’ju këndojmë sa të doni, vetëm premtoni se do të rrini në shtëpi!”, ka shkruar tenori.

https://www.instagram.com/tv/B-h1s88o9Jo/?utm_source=ig_embed

Marketing