Ramë Lahaj kujton artistët Nexhmije Pagarusha, Avni Mula dhe Ismet Peja me një interpretim në Fest’ 59

Në natën e fundit të edicionit të 59-të të Këngës në RTSH ishte i pranishëm edhe tenori Ramë Lahaj i cili i interpretojë tri këngë në nder të artistëve të famshëm, Nexhmije Pagarusha, Avni Mula dhe Ismet Peja, të cilët ndërruan jetë gjatë këtij viti, përcjell lajminet.

Marketing

“Për mua është kënaqësi të jem në mesin tuaj unë jam rritur me Festivalin, jam rritur me këto këngë të Festivalit e po ashtu me dëshirën për të qenë një ditë në skenën e Festivalit duke i përmbledhur të gjitha ato skenat që unë nuk kam kënduar akoma, kështu që për mua është vërtetë kënaqësi që sonte të jem këtu bashkë, edhe pse ndër vite unë kam marrë ftesën nga drejtori i Festivalit, por isha gjithnjë larg”, tha Lahaj, teksa tregoi se do këndonte disa këngë.

Ndër të tjera, tenori i njohur foli edhe për këtë vit i cili tha ishte një vit i pazakontë për shkak të pandemisë me COVID-19.

“Këtë vit e kam marrë si vit reflektimi dhe kam pasur fatin që në rrethin tim të ngushtë familjar nuk e kemi vuajtur shumë problemin e pandemisë, e kam shijuar me njerëzit që ndër vite unë po këndoja dhe nuk kisha kohë e mundësi të takohesha e të kalonim kohë bashkë. E kam shfrytëzuar për të reflektuar për veten e për të ardhmen, e po ashtu për të kaluar kohë me miqtë e mi të dashur dhe familjen“, shtoi ai.

Tutje tha: “Tre nga ikonat dhe kolosët e muzikës shqiptare që vdiqën këtë vit që janë Nexhmije Pagarusha, Avni Mula dhe Ismet Peja, duke pasur parasysh që unë jam rritur me këngën e mirëfilltë dhe me këngën burimore shqipe do të kujtonim tri nga kryeveprat e këtyre artistëve”.

 

Marketing