Ramë Lahaj për herë të parë me koncert në Shkup

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj për herë të parë do të performojë në Operën dhe Baletin e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook”, vetë tenori Lahaj ka bërë të ditur se për herë të parë do të performojë në Shkup.

“Për herë të parë do të jem në Shkup, Maqedoni, me miqtë e mi më të mirë të skenës ndërkombëtare në kuadër të festivalit ‘Skena e Muzikës serioze shqiptare’. Koncerti do të mbahet në Operën e Shkupit me 4 prill në orën 19:30, ndërkaq Masterclass për artistët e rinj do të mbahet po ashtu në Operën e Shkupit me 5 prill në orën 14:30”, ka shkruar ai.

Koncerti “Ramë Lahaj & friends”, organizohet nga Festivali “Skena e Muzikës serioze shqiptare” dhe do të dirigjohet nga dirigjenti David Crescenzi dhe krahas tenorit kosovar, do të marrë pjesë edhe sopranoja, Venera Gimodieva, baritoni Kiril Manolov dhe mezo-sopranoja, Marika Popoviq.

Biletat për koncertin mund të gjenden në https://mktickets.mk/ duke filluar nga 25 marsi.