Ramiz Lladrovci uron Ali Ahmetin për fitoren absolute

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Ali Ahmetin për fitoren absolute, të cilën ai quan fitore me meritë, fitore e cila vijon pa ndërpre nga viti 2001 e këndej.

Marketing

Ali Ahmeti, me qytetarët, bashkëpunëtorët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët, e realizoi me besim të ndërsjellë, ashtu siç i besuam në rrugën e drejtë të atdhetarizmit, për 40 vjet në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare, ka shkruar Ramiz Lladrovci.

Ja postimi i tij i plotë:

Fitorja absolute e Ali Ahmetit, fitore e merituar!
Posa e telefonova vëllain tim, Ali Ahmetin, për ta përgëzuar për fitoren absolute!
Kjo fitore, është fitore e kauzës së drejtë të popullit tonë, të cilën e ka parashtruar para qytetarëve dhe arriti synimin madhor, fitore e cila vijon pa ndërpre nga viti 2001 e këndej.
Ali Ahmeti, me qytetarët, bashkëpunëtorët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët, e realizoi me besim të ndërsjellë, ashtu siç i besuam në rrugën e drejtë të atdhetarizmit, për 40 vjet në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare.
Vërtetë është koha për Kryeministrin shqiptar. Ju priftë e mbara!

Marketing