Ramos drejt largimit nga Reali, po kërkohet nga dy gjigantët evropianë

Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madrid.

Marketing

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, në fund të sezonit mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, për të nisur një aventurë të re në fund të karrierës.

Janë Juventus dhe Paris Saint Germain që janë të interesuara për kapitenin e Real Madridit, njofton Fabirzio Romano.

Ramos ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin, dhe ka lënë të hapur derën për skuadrën tjetër, që mund ta joshin për një transferim.

Në mesin e këtyre dy skuadrave janë Juventus dhe PSG.

Si Juventus ashtu edhe PSG viteve të fundit kanë pasur nevojë për një mbrojtës lider dhe me përvojë të madhe, diçka që mund të mbulohet nga Sergio Ramos.

Ramos është 33 vjeçar, dhe te Real Madrid është transferuar nga Sevilla në vitin 2005.

Gjatë kësaj periudhe te Real Madrid, Ramos ka fituar shumë tituj, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në katër raste.

Marketing