Ramos kërcënohet me vdekje, ndërron numrin e telefonit

Sergio Ramos ka ndryshuar numrin e telefonit pasi është kërcënuar me vdekje për shkak se lëndoi Mohamed Salahun në finale të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Fitimi i Ligës së Kampionëve në Kiev mund të ketë qenë një ëndërr e vërtetë për Sergio Ramos, por shpejt u shndërrua në një makth, pasi u detyrua të ndryshojë numrin e tij të telefonit, raporton “Cadena COPE”.

Mbrojtësi i Real Madridit iu është nënshtruar thirrjeve kërcënuese pasi e dëmtoi në shpatull Mohamed Salahun, që e kishte të pamundur të vijojë ndeshjen, ku në fund Liverpooli humbi 3-1.

Shtypi egjiptian reagoi me zemërim ndaj incidentit, duke e akuzuar Ramosin “është kasap”, ndërsa nga Egjipti nisi nënshkrimin e një peticioni online, që kapi shifra të frikshme në pak ditë, përmes të cilit i kërkohet UEFA-s të dënojë kapitenin e Los Blancos.

“Cadena COPE” tani raporton se situata ka tejkaluar kufijtë dhe se Ramos është kërcënuar me vdekje, diçka që e ka shtyrë të marrë masa: “ka ndryshuar numrin e tij të telefonit për të ndaluar marrjen e telefonatave, që e kërcënonin me vdekje”.

Marketing