Sergio Ramos vendos të qëndrojë tek Reali i Madridit.

Në një konferencë për shtyp te zhvilluar në orën 17:30, kapiteni njoftoi se dëshiron të mbyllë karrierën me “Los Blanocs”.
“Pas një takimi me Perez mora vendimin që të qëndroj tek Real Madridi” -tha fillimisht ai.
”Unë nuk dua që të largohem nga Real Madrid, unë gjithmonë kam thënë se ëndrra ime është që të përfundoj karrierën këtu dhe presidenti e di se unë kurrë nuk do të largohem, do të jem i gatshëm të luaj edhe falas”, vijoi ai.

“Çështja e parave nuk është prekur asnjë minutë [në takimin me Perez], është një çështje e besimit dhe dashurisë emocionale në jetën time që janë tifozët. Ky është vendi ku unë dua të jem”, përfundoi ai.

Ramos ka refuzuar ofertën e “çmendur” me vlerë 35 milionë euro nga Kina dhe se ka vendosur që të luajë për Realin e Madridit.