Ramos pro rifillimi të sezonit, thotë se futbolli është i domosdoshëm

Sergio Ramos është shprehur pro rifillimit të sezonit.

Marketing

Kapiteni i Real Madrid, i cili aktivizohet në qendër të mbrojtjes, Ramos, ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në fushat e blerta.

Në Spanjë nuk ka akoma ndonjë datë se kur do të rifillojë sezoni, por Javier Tebas ka thënë se shpreson që gjithçka të rifllojë më 12 qershor. Një gjë të tillë e dëshiron edhe Sergio Ramos.

“Nëse futbolli shërben si ndihmë për ata që kanë vështirësi në shtëpitë e tyre, ajo do të ishte edhe më e mirë për ne”, ka thënë fillimisht Ramos, transmeton lajmi.net.

“Është e vërtetë se vendi ka nevojë për futbolli, si motor i ekonomisë, por edhe si shpërqendrim për ata që janë në shtëpi”, ka shtuar kapiteni i Real Madrid.

“Do të jetë mirë për secilin, dhe ne si influencues do të ndihemi shumë më mirë”, ka thënë ndër të tjerash spanjolli.

Ramos dhe skuadra e tij renditen në pozitën e dytë në La Liga, me dy pikë prapa Barcelonës, dhe shpresojnë se nëse sezoni rifillon, ata do të fitojnë ligën në fund. /Lajmi.net/

Marketing