Sergio Ramos ka thënë se as Mohamed Salah dhe askush tjetër nuk mund të krahasohet me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Mbrojtësi spanjoll në konferencën e fundit për shtyp para finales me Liverpoolin është pyetur për sezonin që ka pasur këtë vit Salah, dhe për krahasimet e tij me Ronaldon dhe Messin.

“Salah është një lojtar i mrekullueshëm”, nis përgjigja e Ramos.

“Shumë lojtarë vijnë dhe shkojnë, ndërsa disa qëndrojnë (nivele të larta) për një kohë të gjatë. Salah ka bërë një sezon të madh, por Cristiano dhe Messi e kanë bërë këtë me vite të tëra”.

“Është e pamundur të krahasohesh me ata dy”.