Ramsey zyrtarizohet te Juve, këto janë fjalët e para si juventin

Pavarësisht zyrtarizimit si lojtar i Juventusit që më 11 shkurt, mesfushori uellsin, Aaron Ramsey, u bë sot “fuqiplotë” te kampionët e Serie A.

Marketing

Pikërisht këtë të hënë nisi edhe numërimi i orëve, ditëve e viteve për ish-lojtarin e Arsenalit me fanellën bardhezi.

Me “Zonjën e Vjetër”, ai ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe pritet të fitojë rreth 7 milionë euro në vit. Ramsey vjen si transferim i lirë nga “topçinjtë” e Londrës.

Për të shprehur gjithë lumturinë e tij për këtë aventurë të re, futbollisti ka postuar në Twitter një foto, ku shfaqet i veshur me fanellën bardh e zi, shoqëruar me këto fjalë: “Zyrtare, Juventus FC. # Deri në fund”.

Këtë postim, me përmbajtje identike, e ka hedhur edhe në Instagram, duke i “tërbuar” tifozët e skuadrës së tij të re me shprehjen e famshme të tyre “Fino alla fine”.
Edhe klubi bardhezi iu përgjigj menjëherë lojtarit, përsëri përmes profileve në rrjetet sociale, me një “shihemi së shpejti”.

Marketing