Ramush Haradinaj bën veprimin e fundit para se të largohet: 28 nëntori festë zyrtare

Ramush Haradinaj nuk do të jetë më Kryeministër i Kosovës dhe kjo tashmë dihet prej kohësh.
Teksa po pret që vendin e tij të ja lirojë Albin Kurtit, Haradinaj ka vendosur që 28 nëntorin ta shpallë festë zyrtare në Kosovë.
Haradinaj shkruan:
Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Marketing

Marketing