Rangellova: Mbetem në qëndrimin tim pavarësisht çfarë mendon udhëheqësia

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova para fillimit të seancës së Komitetit Ekzekutiv të parisë ka thënë se mbetet në qëndrimin e saj dhe se nuk ka frikë nga kërcënimet.

Marketing

“Unë qëndrimin tim e thashë në referendum. Ka kërcënime në rrjetet sociale, por nuk kam frikë. Sa i përket shkarkimit nga Komiteti Ekzekutiv, nuk kam asnjë pritje. Unë kam qëndrimin tim dhe unë do të mbetet tek i njëjti pa marrë parasysh se çfarë mendon udhëheqësia. Unë nuk do të votoj për ndryshimet kushtetuese”, tha Rangellova.

Marketing