Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) publikoi raportin e Trendit Global mbi krizën e refugjatëve. Ajo çfarë bie në sy në raportin e fundit ishte se popullsia e zhvendosur me dhunë në botë ishte në një “nivel rekord”. Sipas raportit, gjithsej 68.5 milionë njerëz u zhvendosën deri në fund të vitit 2017, duke u rritur me 2.9 milionë që nga viti 2016. Vetëm gjatë vitit 2017, 16.2 milionë njerz u larguan nga shtëpitë e tyre. Kjo është rritja më e madhe e refugjatëve që UNHCR ka parë në një vit të vetëm.

Në bazë të këtij raporti, një nga 110 vetë persona në botë është detyruar të largohet nga shtëpia e tyre apo thënë më mirë, një person në çdo dy sekonda bëhet refugjatë në botë. Ikjet si refugjatë bëhen kryerisht në vende me të ardhura të mesme apo të varfëra.

Njerëzit kanë ikur si refugjatë më shumë për tri arsye, si rezultat i persekutimit, konfliktit apo dhunës së përgjithësuar. Gjashtëdhjetë e tetë për qind e refugjatëve të përgjithshëm u larguan nga pesë vende: Siria, Afganistani, Sudani i Jugut, Mianmar dhe Somalia, shkruan Indeksonline.

Shtetet e Bashkuara morën numrin më të madh të azilkërkuesve që nga viti 2012, me 331,700 njerëz të pranuar. Dyzet e tre për qind e aplikantëve ishin nga El Salvador, Guatemala dhe Honduras.

Gjermania është shteti i dytë me numrin më të madh të azilantëve duke pranuar 73% të aplikuesve. Shumica e kërkesave ishin nga sirianët.

Raporti përshkruan tre opsione për krizën: kthimet, rivendosja dhe integrimi lokal. Kthimi në vendin e tyre zakonisht është zgjidhja e preferuar për shumë refugjatë.