Raporti javor i ISHP-së: Rritje të rasteve të reja me Covid-19 për 56%

epa08479028 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 11 June 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last two weeks, which is a big number for the small Balkan country. Government is considering to continue the preventive measures in the country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën prej 22 deri 28 shkurt të vitit 2021 janë testuar gjithsej 20.161 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 27,2%.

Marketing

Pozitive janë 3.628 raste, nga 32 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 56,4%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.675; 46,2%), si dhe incidencë javore–271,2/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Negotinë dhe Kavadar- 641,4/100.000 banorë.

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=911, 25,1%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=666; 18,4%), 40-49 (n=660; 18,2%), 50-59 (n=612; 16,9%) dhe 20-29 (n=530; 14,6%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=61; 1,7%) dhe 10-19 vjet (n=188; 5,2%).

Sipas gjinisë janë regjistruar 1.762 (48,5%) femra dhe 1.866 (51,5%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.766 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është njësoj si javën e kaluar.

Janë raportuar 69 raste të vdekjes nga 20 qytete, për një më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 60 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 5 në moshë nga 50-59 vjet, 3 në moshë nga 40-49 vjet dhe 1 person në moshë 30-39 vjet.

Marketing