Raporti javor: Zvogëlohet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot e publikoi raportin javor për periudhën 13-19 korrik, në të cilën evidentohet zvogëlim i numrit të rasteve të reja dhe personave të shëruar, ndërsa rritje të numrit të personave të vdekur në krahasim me javën paraprake. Në periudhën e dhënë janë bërë 8.161 testime (1.834 më pak nga periudha prej datës 6-12 korrik, që detyrohet edhe në një ditë plotësuese jo pune), dhe janë regjistruar 1.038 raste pozitive të Kovid-19, që është për 35 raste më pak nga java paraprake, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Rastet e reja janë regjistruar në 26 qytete, me ç’rast përqindje më të madhe të të sëmurëve ka në Shkup (39,9 për qind) dhe në Shtip (12,4 për qind). Në 17 qytete të vendit, për periudhën e njëjtë numri i rasteve të reja të konfirmuara është nën 20.

Në këtë periudhë vërehet struktura e rasteve të reja në krahasim me javët paraprake, me ç’rast përqindje më e madhe janë personat e moshës prej 40 deri në 49 vjet (21,1 për qind), pastaj personat mbi moshën 60 vjeçare (20,6 për qind), numër më i madh i rasteve të reja regjistrohet te personat prej moshës 30 deri në 39 vjet (20,4 për qind) dhe te personat prej 50-59 vjet (19,7 për qind). Numër më të vogël të personave të saposëmurë ka te fëmijët e moshës deri në nëntë vjet – 2,2 për qind dhe prej 10 deri në 19 vjet – 3,5 për qind nga numri i tërësishëm i të saposëmurëve.

Nga rastet të cilat janë hulumtuar në mënyrë epidemiologjike, janë hospitalizuar 88 persona ose 9,5 për qind prej të saposëmurëve, që paraqet zvogëlim për dy për qind në krahasim me javën paraprake të raportimit, ndërsa te 275 persona ose te 29,5 për qind është regjistruar prania e komorbiditeteve, që është për dy për qind më shumë nga java paraprake.

Nga numri i tërësishëm i të saposëmurëve të hetuar në mënyrë epidemiologjike, 38,6 për qind kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të Kovid-19, ndërsa 12 persona (10 më pak se java paraprake) kanë pasur histori për udhëtim në vendet e huaja në 14 ditët e kaluara.

Në periudhën nga data 13 deri më 19 korrik janë regjistruar 545 persona të shëruar të cilët ishin të hospitalizuar ose në shërim shtëpiak, që është për 472 persona më pak nga java paraprake e raportimit (6-12 korrik). Para kësaj zvogëlim prej 40 për qind i numrit javor të personave të shëruar, tre javë numri i personave të shëruar shënon rritje prej rreth 40 për qind në nivel javor.

Në periudhën nga data 13 deri më 19 korrik, janë regjistruar 44 raste të vdekjes, që është për tetë më shumë nga periudha paraprake. Pjesa më e madhe e rasteve janë personat mbi moshën 60 vjeçare (81,8 për qind). Dyzet e një e rasteve kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa tre jashtë spitalit. Te 35 raste të vdekjes te (79,5 për qind) janë regjistruar komorbiditete paraprake.

Më 19 korrik, sipas raporteve të Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, SPQ “8 Shtatori”, Spitali në Kozle, klinikat spitalore në Manastir dhe Shtip, spitalet e përgjithshme në Prilep, Kumanovë, Veles dhe Gostivar, janë hospitalizuar 392 persona pozitivë të Kovid-19, prej të cilëve 102 janë në mbështetje të oksigjenit, ndërsa pesë në ventilim mekanik, qëndron në raportin e ISHP-së.