2 C
Skopje
30.11.2020
Ballina Lajme Kosovë Raporti origjinal serb për sulmin ndaj familjes Jashari, ja cili komandant i...

Raporti origjinal serb për sulmin ndaj familjes Jashari, ja cili komandant i vrau 58 anëtarët e familjes

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka publikuar raportin origjinal serb për sulmin dhe vrasjet ndaj familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit.


Në këtë raport, shkruhet se sulmin mizor ndaj familjes Jashari në Prekaz, e ka kryer Milorad Ulemek, komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale, e cila vepronte direkt nën direktivat e Stanishiqit dhe Milosheviqit, përcjell Bota sot.

Kurti ka kërkuar ekstradimin nga Serbia të Ulemekit, për gjenocid kundër 58 anëtarëve të familjes Jashari.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Raporti origjinal serb për sulmin dhe vrasjen e kryer ndaj familjes Jashari! Në këtë raport, flitet se si dhe kush e sulmoi dhe masakroi Familjen e Jasharëve.

Aksionin mizor ndaj Familjes Jashari e kanë kryer, Milorad Ulemek, komandant i njësisë – JSO – Njësia e Operacioneve Speciale, e cila vepronte direkt nën direktivat e Stanishiqit dhe Milosheviqit.

Milorad Ulemek është dënuar për vrasjen e premierit serb Zoran Gjinqic – por kurrë nuk u dënua për masakrën ndaj Familjes Jashari ku u masakruan mizorisht 58 anëtarë.

Në fund të këtij raporti, flitet për „suksesin e madh“ të kësaj njësie speciale dhe ku asgjësuan 66 „terroristë“ (siç e quanin këta kriminel çdo Shqiptar) – por realiteti ishte se ata vranë gjithsej pesëdhjetë e tetë persona e në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Këtij sulmi i mbijetoi Besarta Jashari (asokohe 11 vjeç).

Republikanët e Kosovës e kërkojnë ekstradimin nga Serbia të kriminelit Milorad Ulemek, komandantit të Njësisë të Operacioneve Speciale i cili kreu Gjenocid ndaj Familjes Jashari. Duam drejtësi për familjen Jashari. SHIKO RAPORTIN ORIGJINAL