Raporti për paraburgimin e Janevës arrin në Këshillin e prokurorëve

Këshilli i Prokurorëve publik e ka marrë raportin e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për gjitha aktivitetet në hetimet dhe parahetimet për “Reketin”, mes tyre për masën e paraburgimit që ishte shqiptuar ndaj prokurores speciale publike, Katica Janeva e cila është e dyshuara e tretë në rastin.

Marketing

Prokuroria të cilën e udhëheq Villma Ruskovska në raportin ka bërë kontroll të ndodhive dhe aktivitetet e ndërmarra lidhur me masat e deritanishme të “Reketit” ku të dyshuar janë edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.

Kryetari i Këshillit Kole Shterjov pasi ta merr njoftimin duhet të caktohet seancë ku do të fillojë procedura për shkarkimin e Janevës si njeri i parë i PSP-së.
Pas arrestimit të Janevës PSP është në udhë pa krye, fati i saj i paszgjidhur për shkak të ngecjes së negociatave mes pushtetit dhe opozitës për ligjin e Prokurorisë publike ku zgjidhet statusi i saj.

Sipas prokurorisë publik Lubomir Joveski i cili thirret në Ligjin për prokurori publike në rast të këtillë duhet të reagojë Këshilli i prokurorëve publik dhe të emërojë ushtrues detyre. Ajo nënkupton se zëvendësim i Janevës do të ishte ndonjë nga kolegët ose koleget e saja.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të prokurorëve Kole Shterjev mendon se nuk mund emërojë u.d prokuror special pa i skaduar mandati Janevës.

E pyetur nëse është i mundur emërimi i u.d. shef të PSP-së, prokurorja publike Lile Stefanova tha se Ligji për PP-në, i cili vlen nëse disa dispozita tashmë nuk janë caktuar me Ligjin për PSP-në, ka më shumë zgjidhje.

“Ka zgjidhje për veprim të ushtruesve të detyrës, zgjidhje për veprim të prokurorit i cili e zëvendëson atë që mungon apo është i penguar të punojë. Megjithatë, ato janë ingerenca të Këshillit të prokurorëve publikë dhe ta lëmë ata të sjellin vendim. Siç kuptova, tashmë janë në procedurë dhe do të shohim çka do të sjellin”, deklaroi Stefanova.

Lidhur me atë nëse e sheh veten si shefe e ardhshme e PSP-së, Stefanova tha se as nuk e sheh, as nuk ka për qëllim të konkurrojë për shefe të PSP-së. (koha.mk)

Marketing