Raportimi mbi Covid-19 ka shkaktuar stres, ankth dhe depresion te gazetarët

Raportimi mbi pandeminë e koronavirusit ka shkaktuar ankth dhe depresion te gazetarët. Kështu thotë një studim i bërë nga nga instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë dhe Universitetit të Torontos, studim i udhëhequr nga Dr. Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Fellowship Journalist në Institutin Reuters për Studimin e Gazetarisë.

Marketing

Studimi tregon se nga raportimi i lajmeve për Covid-19, ka shkaktuar te gazetarët stres, ankth dhe depresion, madje kjo ka ndodhur edhe me reporterët me përvojë të gjatë pune, të cilët punojnë për organizata të mëdha mediatike, të financuara mirë. Studimi u bë duke pyetur 73 gazetarë rreth punës së tyre dhe gjendjes emocionale. Anketa me gazetarët u zhvillua në qershor 2020, periudhë ku pothuajse të gjitha vendet u prekën nga Covid-19.

Të gjithë gazetarët e marrë në pyetje kanë punuar me histori që lidhen direkt me pandeminë. Rezultatet paraprake të studimit tregojnë se rreth 70% e gazetarëve vuajnë nga disa nivele shqetësimesh psikologjike, konkretisht 26% kanë ankth klinik të shoqëruar me simptoma shqetësimi, pagjumësie, lodhje dhe përqendrim i dobët.

Rreth 11% të gazetarëve të pyetur shfaqën simptomat e stresit post-traumatik që përfshin kujtime të një ngjarjeje traumatike të lidhur me Covid-19, ndjenjë faji, frikë, tmerr, turp, zemërim etj. Rezultatet paraprake të këtij studimi tregojnë se gazetarët punojnë në një presion shumë të lartë në mënyrë që mediat dhe të tjerët të dinë si t’i përgjigjen problemeve që ne kemi identifikuar.

“Këto janë rezultatet paraprake dhe puna vazhdon. Arsyet dhe zgjidhjet e mundshme do të diskutohen në analizat e mëvonshme dhe në botimet vijuese”- thonë studiuesit.

Marketing