Raportuesit e Asamblesë së KE: Kushtetuesja të ndihmojë për dalje nga situata

Raportuesi i Asamblesë së KE-së për Maqedoni Valeriu Giltaçi theksoi se nëse vjen deri te bllokimi i procesit për marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë nga ana e presidentit të shtetit, atëherë duhet që të ndërhyjë gjykata kushtetuese. Ai gjithashtu tha se në këtë proces, komunikimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm.

Marketing

“Besoj se çdo institucion, në këtë rast Presidenti duhet të veprojë në korniza të autorizimeve që i takojnë në bazë të kushtetutës. Por nëse vjen deri në bllokadë të funksionimit, atëherë gjykata kushtetuese duhet të ndihmojë që të gjendet mënyrë që të dilet nga situata. Në një situatë të ngjashme në vendim tim Gjykata kushtetuese ishte ajo që gjeti mënyrën e de bllokimit të situatës”, tha Valeriu Gitalçi, raportues i KE-së për Maqedoninë.

Raportuesja tjetër norvegjeze Lize Kristoferson thotë se protestat dhe pakënaqësitë duhet të argumentohen dhe të debatohen në mënyrë të qetë dhe konstruktive.

“Kjo merakosje është legjitime, por mendimet duhet të argumentohen dhe të debatohen në mënyrë të qetë dhe konstruktive, sepse ashtu funksionon demokracia. Dhuna, frikësimi dhe retorika që po përdoren nuk kanë vend në këtë debat dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët. Njerëzit duhet të mund të vendosin për vizionin e tyre”, u shpreh Lize Kristoferson, raportuese e KE-së për Maqedoninë.
Marrëveshja për emrin dhe reformat ishin temat kryesore për të cilat dy përfaqësuesit e Asamblesë së Komisionit Evropian, biseduan me liderët politik dhe udhëheqësit e institucioneve të vendit.

Ata njoftuan se Komisioni Evropian do të mbikëqyr referendumin që është paralajmëruar të mbahet në vjeshtë, ndërsa nga liderët politik kërkuan inkluzivitet në këtë proces.

Dy raportuesit e Asamblesë së Komisionit Evropian për vizitën e tyre dyditore në Maqedoni do të përpunojnë raport të shkruar i cili do të dorëzohet në Asamblenë e KE-së.