RAQ, arrestohet një mercenar i dyshuar francez

Një shtetas francez që besohet të jetë mercenar u arrestua të hënën në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ) me një sasi të madhe armësh dhe municionesh, raportuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Municionet u gjetën në shtëpinë e Juan Remy Quignolot, një ish-ushtar francez që ka jetuar në kryeqytetin Bangui për disa vjet, sipas platformës lokale të lajmeve “Corbeaunews-Centrafrique”.

Marketing

Raportet e policisë thonë se Quignolot dikur ka trajnuar luftëtarë të ish-koalicionit Seleka. Por tani, ai paraqitet si një gazetar konsulent në Bangui, ka thënë Eric Didier Tombo, prokurori i përgjithshëm i Gjykatës së Apelit në Bangui.

“Ky ishte një operacion policor. Ky ishte një njeri që u ndoq nga departamenti i policisë”, tha ai, duke shtuar se policia kishte kërkuar nga prokurorët të japin urdhër për bastisjen e shtëpisë së Quignolot.

“Sipas burimeve policore që kemi pasur, shihet se në vitin 2013, ai ishte një nga mbikëqyrësit e Seleka-s”, shtoi Tombo.

Valery Zakharov, këshilltar i sigurisë i Presidentit Faustin-Archange Touadera, shkroi në Twitter: “Një shtetas i huaj u arrestua në Bangui sot me një sasi të madhe armësh dhe municionesh. Hetimet janë duke u zhvilluar dhe pritet të sqarohen rrethanat”.

Koalicioni Seleka ishte një aleancë e grupeve të milicisë rebele që morën pushtetin në Republikën e Afrikës Qendrore në vitin 2013. Pas shpërbërjes së tyre zyrtare në shtator 2013, grupet e tjera rebele u njohën si ish-Seleka.

Udhëheqësi i Seleka-s, Michel Djotodia, u bë presidenti i kombit nga marsi 2013 deri në dorëheqjen e tij në janar 2014.

Republika e Afrikës Qendrore u përfshi nga një konflikt në vitin 2012, kur shpërthyen luftime midis milicisë kryesisht të krishtere anti-Balaka dhe koalicionit kryengritës kryesisht musliman Seleka, duke lënë të vrarë mijëra njerëz dhe duke lënë dy në tre civilë të varur nga ndihmat humanitare.



. .

Marketing