Yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të krijojnë nga një skuadër me shokët e tyre për t’u përballur me njëri-tjetrin dhe për të dhuruar spektakël për futbolldashësit në Kosovë.

Sonte në orën 20:00 ekipet e Xhakës dhe Rashicës do të zbresin në “Fadil Vokrri”.

Ismet Munishi e Afrim Tovërlani do të jenë trajnerët e ekipeve.

Ndërkaq në konferencën para ndeshjes u paraqiten kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu kapitenët e dy skuadrave Milot Rashica dhe Granit Xhaka si dhe Ledri Vula dhe Haxhi Krasniqi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti falenderoi dy akterët kryesor të ndeshjes së sotme Granit Xhakën dhe Milot Rashicën duke i cilësuar si ambasadorët më të mirë të Prishtinës.

Granit Xhaka pohoi se kjo ndeshje pritet të jetë një ndeshje tejet e mirë duke parë edhe interesim e madh nga qytetarët e Prishtinëa.

Ndërsq Milot Rashica futbollisti i Werder Bremenit dhe i përfaqësuese së Kosovës tha se ndeshja do të jetë tejet miqësore dhe në fund le të fitojë më i miri.

Të dy futbollistët, Xhaka dhe Rashica, janë nderuar nga Ahmeti me “Çelësin e Prishtinës” për promovim të kryeqytetit në botë./kp/