Rashica gati të largohet, Dortmundi në aksion

Sulmuesi i Verder Bremen-it, Milot Rashica, është kthyer në lider në ekipin e tij, por po lë gjurmë dhe në kampiontin gjerman. Lojtari shtatshkurtër ka bërë që Bundesliga të kthejë kokën drejt tij për shkak të golave fantastikë dhe përformancave të mira, e fundit ndaj Dortmundit. Ekipi aktual po mundohet që të bind Rashicën të rinovojë kontratën me lojtarin deri në vitin 2022, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Marketing

“Rashica nuk është një ndër futbollistët më të paguar të ëerderit. Ky klub është fantastik për të për t’u zhvilluar dhe ai ka bërë hapa të rëndësishëm në karrierë. Ai ka dhe 3 vite kontratë me Verderin, por koha ka ardhur që të hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Nëse largohet, dikush do ta paguajë Verderin”, ka thënë mes tjerash menaxheri i tij, Altin Lala.

Shumë klube janë vënë pas tij, ndërsa emri më i rëndësishëm është ai i Dortmundit.