Rashica reagon ndaj spekulimeve për kalim te Real Madrid

“Pse po rreni” ka qenë përgjigja që ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka shkruar në një postim të faqes “WeLoveKosovo” në Instagram e në të cilin thuhej se ai ka deklaruar se ëndërronte kalimin te Real Madridi.

Marketing

“Qysh kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje – Milot Rashica”, ishte shkruar në fotografinë e postuar nga kjo faqe e në të cilën shihej ylli i Werderit por me fanellë të Real Madridit.

I menjëhershëm ishte reagimi i Rashicës që duke e shoqëruar me emotikone duke qeshur ka përgënjeshtruar lajmin.