Rashica te RB Leipzig? Reagon skuadra gjermane

RB Leipzig nuk ka arritur asnjë marrëveshje për transferimin e Milot Rashicës.

Marketing

Kështu ka deklaruar Marus Krosche, drejtori sportiv i RB Leipzig, i cili ka kundërshtar ashpër raportet se është arritur një marrëveshje me sulmuesin e Werder Bremen, Milot Rashica.

Por, Krosche, ka konfirmuar se interesimi për lojtarin ekziston.

“Është marrëzi e plotë që të bëhen specifika në situatën aktuale”, ka deklaruar drejtori i RB Leipzig, përcjell lajmi.net, duke hedhur poshtë spekulimet për marrëveshjen e arritur.

“Rashica është sigurisht një lojtar interesant, por ka shumë lojtarë interesantë ku mund të arrihet marrëveshje”.

Milot Rashica në këtë verë do të largohet nga Werder Bremen, me skuadrën gjermane që po shkon drejt rënies në Bundesliga 2.

RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, janë skuadrat favorite për transferimin e yllit të Kombëtares së Kosovës.

Marketing