“Rashkovski”, Antikorrupsioni kërkon dokumentet e tenderit

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka dorëzuar kërkesë deri te M-NAV që t’ua dorëzojnë të gjitha dokumentet lidhur me tenderin për sistem të radarëve të dedikuar për aeroportin në Shkup. Komisioni antikorrupsion vendosi të hetojë me iniciativë personale, me ç’rast dërgoi kërkesë edhe në Qeveri për informacione për tenderin kontestues.

Marketing

Antikorrupsioni kërkon përgjigje, në çfarë roli sekretari i përgjithshëm, Dragi Rashkovski, është përfshirë në procedurën e tenderimit. Ky rast u hap pasi që në opinion doli audio-regjistrimi në të cilin dëgjohet se si Rashkovski, siç supozohet, dakordon realizimin e tenderit që e ka marrë ndërmarrja italiane “Leonardo”.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE kërkon nga Prokuroria Publike të ngrejë procedurë dhe të kërkojnë paraburgim ndaj sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski, pas publikimit të një bisede të përgjuar, ku dëgjohet si trukon një tender dhe kërkon provizion për të njëjtin. Nga VMRO e vlerësojnë si të palejueshme heshtjen e Prokurorisë Publike për rast ku ekzistojnë dyshime për krim ku parashihet dënim me burg prej mbi pesë vite.

Nga partia e Mickovskit, gjithashtu kanë akuzuar pushtetin në mosarritjen e marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike, i cili do të paraqiste ligj për drejtësi për të gjithë qytetarët.
“Nuk duan të sjellin ligj i cili do të nënkuptonte drejtësi për të gjithë, me qëllim që të vazhdojnë të funksionojnë në këtë formë, të bëjnë çfarë të duan dhe të drejtojnë prokurorinë, të gjykojnë kë të duan dhe sa të duan. Tani VMRO-DPMNE përpilon versionin e vet të ligjit sipas parimeve veç më të dorëzuara në Ministrinë e Drejtësisë, e që nënkuptojnë drejtësi për të gjithë dhe jo drejtësi selektive. Ato standard nuk nënkuptojnë amnisti për askënd”,- theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Nga VMRO kanë akuzuar LSDM-në se kërkon amnisti për punën e Katica Janevës jashtë kompetencave të saj. Partia e Mickovskit ka kërkuar që ndaj kryeprokurores speciale të hapen hetime për paratë e shpenzuara.

Por, nga LSDM kundërpërgjigjen se edhe përkundër sqarimit të dyshimeve ndaj Rashkovskit, VMRO vazhdon në shpërndarjen e lajmeve të rreme, duke porositur publikisht Prokurorinë Publike se si të veprojë në raste të caktuara.

Marketing