Rashkovski jep dorëheqje nga funksioni në Qeveri

Dragi Rashkovski mëngjesin e sotëm përmes një letre drejtuar kryeministrit Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë.

Marketing

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook, ngjitur me dorëheqjen e tij ka kërkuar që e vërteta të kontrollohet përmes institucioneve, pa ndikime ose fshehje pas funksioneve, duke shtuar se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes është në vetë letrën.

Ndërkohë që në letrën e dorëheqjes shkruan:

“Kur politika (politizimi) bëhet më e zhurmshme se shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që është mësuar të kërkojë logjikën në gjithçka. Prandaj po ju paraqes këtë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të projekteve strategjike. Roli im si në këtë pozicion ashtu edhe në pozicionin e mëparshëm si Sekretar i Përgjithshëm ishte që t`i jepja një dimension të ri dinamik jetës shoqërore”, shkruan Rashkovski.

Marketing