Ai shkoi në spital i shqetësuar dhe i sqaroi mjekut se kjo situatë ndodhi në mëngjes pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale

Një burrë humbi shikimin nga njëri sy pasi kaloi një orgazëm. Ai është një 29-vjeçar anglez, por fatmirësisht humbja e shikimit ishte e përkohshme.

Ai shkoi në spital i shqetësuar dhe i sqaroi mjekut se kjo situatë ndodhi në mëngjes pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me partneren e tij.

Mjeku e qetësoi duke i thënë se shikimi do t’i rikthehej, por pas 24 orëve.

Mjekët zbuluan gjithashtu një hemorragji të vogël në syrin e majtë, që i ishte bllokuar përkohësisht shikimi.

Mjekët arritën në konkluzionin se burri kishte mbajtur frymën për disa çaste gjatë aktit seksual dhe kjo kishte shkaktuar presion rreth syrit të tij, duke çarë një enë gjaku.

Të tilla incidente në Britani të Madhe ndodhin shpesh, dhe për këtë kanë nisur edhe disa studime.