Shtëpia ishte pronë shtetërore dhe familja Xhemaili, nuk kishte mundësi e as leje ta rindërtonte të njejtën.

Gjithcka ka ndodhur para 3 vitesh, por që atëherë ata enden andej këndej për të gjetur një strehë të përhershme. Babai I kryefamiljares, u liroi një dhomë që të mos ende rrugëve.

Por objekti i ndërtuar në vitete e 60, është më i rrënuar se shtëpitë e braktisura ku bashkëshortët janë endur gjatë këtyre viteve.

Catia është gati tu bjerë mbi kokë, dyert dhe dritaret nuk mbyllen si duhet dhe dimri po vjen. Të dy bashkëshortët punojnë, Zinetja pastron ku të gjejë, bashkëshorti I saj lan makinat në një pikë larjeje.

Por me të ardhura nën minimumin e domosdoshëm për jetesë, pra nuk kanë asnjë mundësi që vetë të rregullojnë dhomën ku streohen aktualisht.

“Shtëpija shumë e vjetër është para 68-tës është kur ka qenë tërmeti, prindërit e mi ma kanë dhënë mua, ma kanë shkrujtë me dokumente. Por nuk kam mundësi me rregullu. Dimri vjen është shumë ftohtë, pikon shiu brenda. S’ke as qysh mi rregullu dritaret krejt çelë rrinë dimrit. As nuk ke qysh mi hek sepse me I hek shtëpija rrëzohet. Sepse ashtu është shtëpija me lloc”, u shpreh kryefamiljarja Zinete Xhemaili.

-Paskeni hapësirë vetem 40 metra katror?

“Vetëm një dhomë kam. Jashtë e kam bërë kuzhinën dhe banjon. Me ra një shi , krejt kova e mbaj nalt, ashtu edhe poshtë pikon prej nalt. Sepse kulmi është shumë keq, oxhak nuk ka e kemi bërë me qymka për më ngroh djalin sepse për mu ndër batanije rri”, tha Xhemaili.

Paratë që fitojnë nuk u dalin as për bukë, e as më për të paguar faturat mujore, prandaj ndërtimi i shtëpisë, është një luks për të cilin as që mund të ëndërrojnë.

Bamirës të shumtë i ndihmojnë edhe për të siguruar ushqim kur rroga nuk ju del, prandaj shpresojnë se do të ketë sërisht bamirës të tjerë, që do tu ndihmojnë të ndërtojnë një dhomë si duhet.

“I lus më shumë vetëm për shtëpijën kush ka mundësi me ma rregullu, sepse nuk kam mundësi me dy palë shkallë nuk rregullohet shtëpija. Një palë shkallë që I pastroj marr 1500 denar dhe një palë 1200. Bashkëshorti punon në autolarje dhe I merr vetëm 700 denar me ato ushqehemi. … ta rregulloj vetem një dhomë dhe nja banjo nuk kërkoj më shumë, vetëm 40 metër katror vend I kam”, theksoi kryefamiljarja Xhemaili.

Para tri viteve kjo familje ka kërkuar ndihmë përmes TVM 2. Atëherë një bëmirës u ofrua tu ndërtojë një shtëpi të vogël por nuk kishin truallin ku mund të hidheshin themelet.

Shtëpinë e vjetër ku jetojnë e kanë marrë mbi vete vetëm para dy vjetësh, por megjithëse u munduan vetë ta rregullojnë nuk ia dolën.

Shpresojnë se sërisht do të gjenden njerëz humanë që tju shtrijnë dorën në këto moment kaq të vështira për ta. Nr. kontakt 072/600-054