Rast tragjik në Nigeri, lojtari vdes në fushën e lojës (VIDEO)

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Nigeri, në ndeshjen mes Nasaraua Junajtid dhe Kacina Junajtid
.Lojtari i Nasaraua, Çieme Martins, pas një përplasje në fushë me kundërshtarin e tij, ka ndërruar jetë.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa futbollisti në fjalë është transportuar menjëherë në spital, por kur mbërriti aty kishte ndërruar jetë.

Mbi rrethanat e kësaj ngjarje ka versione të ndryshme, teksa dëshmitarët thonë se Martins u rrëzua dhe ndërroi jetë pas një përplasje me kundërshtarin, ndërsa presidenti i Kacina thotë të kundërtën:

“Nuk kishte asnjë përplasje, Martins thjesht ra në tokë ndërkohë që ishte i vetëm.”