Raste të reja me variantin “delta”, Filipçe: S’mund të mbyllemi për disa persona

Pesë raste të reja me llojin “Delta” të virusit janë regjistruar gjatë javës së shkuar në vend. Dy raste janë regjistruar në Shkup, një në Tetovë dhe një në Kumanovë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se parandalimi i përhapjes edhe më të madhe të llojit Delta mund të arrihet vetëm përmes vaksinimit.

Marketing

“Për të gjitha mutacionet e virusit, vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra për t’i dhënë fund pandemisë. Për momentin analizojmë se sa janë të vaksinuar sektorët që i kemi më në fokus. Në shëndetësi janë vaksinuar mbi 85% e punonjësve shëndetësorë. Të punësuarit në çerdhe janë vaksinuar mbi 55% dhe po aq janë vaksinuar dhe në shkolla fillore dhe të mesme”- deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Të dhënat në rajonin e Evropës por dhe në botë flasin se kryesisht personat e prekur nga lloji Dellta janë të pa vaksinuar, megjithatë edhe personat e vaksinuar mund të infektohen por ta kalojnë shumë më lehtë dhe më shpejtë.

“Përqindje e lartë e të infektuarve janë praktikisht të pa vaksinuar. Por megjithatë mund të infektohen edhe personat e vaksinuar por do ta kalojnë më lehtë. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse nuk vaksinohen ka shanse të mëdha serioze të preken nga sëmundja e koronës e cila me shumë gjasa do t’i shtrijë në spital dhe të cilët kanë shumë shanse të kenë komplikime, ndërkaq e kanë në dispozicion këtë mekanizëm që të mbrohen duke u vaksinuar”- pohoi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Për tu arritur imuniteti kolektiv e nevojshme është të vaksinohen rreth 80% e popullatës. Deri më tash të paktën me një dozë janë vaksinuar 27,5% e qytetarëve të vendit. Analizat e fundit të ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se përqindje më e lartë e të vaksinuarve është në qytetin e Kavadarit 43,5%, më pas është Ohri me 42,9% dhe Gjevgjelia me 41%. Ndërkaq përqindje më e ulët e të vaksinuarve është regjistruar në Tetovë, Dibër dhe Kërçovë.

Nga dje ka filluar edhe vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12-17 vjeçare. Nga gjithsej 1800 të paraqitur deri më tash 500 prej tyre kanë pranuar dozën e parë të vaksinës Pfizer.

https://alsat.mk/raste-te-reja-me-variantin-delta-filipce-smund-te-mbyllemi-per-disa-persona/

Marketing