Federata e futbollit të Maqedonisë gjykon ashpër gjuhën e urrejtjes viktimë e së cilës së fundmi ishte reprezentuesi dhe ambasadori ynë, Ezgjan Alioski.

Ne si federatë dhe institucion me përgjegjësi sociale dhe që angazhohemi për zhvillimin e vlerave pozitive në shoqëri, gjithmonë do të mbajmë anën e trajtimit të duhur dhe respektit për të gjithë, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare, nacionale apo racore!

Të gjithë reprezentuesit të cilët me krenari mbajnë fanellën e ekipit përfaqësues janë ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe meritojnë respekt maksimal!

Duke gjykuar ashpër ngjarjen e sotme në Prilep, apelojmë se “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë”! Ta largojmë atë edhe nga rrethi ynë!

FFM bën thirrje publike deri te institucionet përkatëse të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarje të këtilla të pahijshme, me qëllim që të njëjtat asnjëherë mos të përsëriten.